Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Naim Frashëri, ai nuk ishte thjesht një aktor, ishte një akt i gjallë i artit skenik shqiptar
Nga Albert Vataj Më 15 gusht 1923, në Leskovikun e lartësuan nga malet dhe historia, u lind një djalë që do të mbante një emër të madh, Naim Frashëri. Ky emër, i ngarkuar me kujtesën e poetit të Rilindjes, do të gjente mishërimin e tij jo në vargje, por në drithërimat e skenës dhe në gjuhën e dritës së kinemasë shqiptare. Ai nuk ishte vetëm një aktor. Ishte një përjetim. Një frymë e gjallë që çdo rol e ktheu në copëz pavdekësie.Ai nisi të interpretonte kur Shqipëria ishte ende nën hijen e luftës. Në vitin 1942, si nxënës, u ngjit për herë të parë në skenë në dramën “Vilhelm Teli”, duke luajtur një fshatar pranë Sandër Prosit, një tjetër titan i ardhshëm. Dy vite më...