Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Nis festa e birrës në Korçë, pjesëmarrje e madhe e vizitorëve vendas e të huaj
Korça ka hapur mbrëmjen e parë të Festës së Birrës me një pjesëmarrje të madhe nga vizitorë vendas e të huaj. Festa zhvillohet te terminali i autobuseve, ku skena ka mikpritur disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, duke krijuar një atmosferë festive që ka mbajtur publikun në këmbë. “Është eventi më i madh veror në Shqipëri. Është një festë e cila është konsoliduar dhe zgjeruar nga viti në vit për të arritur në përmasa si ato të sotme, me shumë gjallëri. E veçanta e këtij viti është pjesëmarrja e shumë kompanive të birrave, që janë edhe kryefjala, shoqëruar edhe me kompani të tjera të produkteve ushqimore për të vijuar me një komponent tjetër të festës që është performanca artistike”, tha Sotiraq Filo,...