Brataj jep këshilla për të shmangur rrezikun nga zjarret

Brataj jep këshilla për të shmangur rrezikun nga zjarret

Kreu i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj jep këshilla praktike për mënyrën se si qytetarët duhet të veprojnë nëse ndodhen pranë vatrave të zjarrit apo përballen me rrezik të menjëhershëm nga flakët dhe tymi. Për të ruajtja e qetësisë është vendimtare. Vlerësimi i situatës përreth, drejtimi i flakëve dhe erës, si dhe identifikimi i rrugëve më të sigurta për largim, janë hapa të parë thelbësorë. Qytetarët duhet të shmangin vonesat për shkak të sendeve të parëndësishme dhe të përqendrohen vetëm tek siguria e tyre. Brataj tha se nëse është e mundur, qytetarët duhet të lëvizin menjëherë drejt zonave të sigurta, në drejtim të kundërt me flakët dhe tymin. Ai rekomandoi që të shmangen zonat me bimësi të dendur dhe kodrat, veçanërisht kur ka tym të...