Situatë e rëndë në Poliçan, kërkohet evakuim i banorëve dhe ndërhyrje nga ajri

Situatë e rëndë në Poliçan, kërkohet evakuim i banorëve dhe ndërhyrje nga ajri

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga ajri. “Është një situatë e rënduar në fshatin Plashnik, sidomos në komunën Tërban. Është situatë kritike. Mezi po nxjerrim banorët nga banesat për shkak të zjarrit dhe tymit”.