Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vlorë, gjendet i mbytur në Plazhin e Vjetër një 70-vjeçar
Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur në plazhin e vjetër të qytetit të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet të ketë qenë pushues. Megjithatë ende nuk dihet nëse ai ka qenë banor i zonës apo turist, ndërsa shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta. Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, e cila transportoi trupin e 70-vjeçarit drejt morgut të spitalit rajonal të Vlorës.