Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Katër fëmijë përplasin për vdekje gruan 71-vjeçare në Milano, makina ishte e vjedhur
Policia në Milano ka ndaluar katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, të cilët ditën e hënë përplasën për vdekje Cecilia De Astis, 71 vjeç, në periferinë jugore të Milanos, në zonën e via Saponaro. Automjeti, një Citroën i vjedhur, doli nga rruga dhe përplasi gruan që po ecte drejt stacionit të autobusit. Goditja ishte fatale, 71-vjeçarja humbi jetën pak çaste më vonë në spitalin e Niguardës, nga plagët e rënda. Në timon ndodhej një 13-vjeçar, ndërsa shoqëruesit e tij ishin dy djem 11-vjeçarë dhe një vajzë 12-vjeçare. Të gjithë janë fëmijë të lindur në Itali nga familje me origjinë boshnjake, që jetojnë në një kamp rom të paligjshëm në via Selvanesco. Sipas autoriteteve italiane, asnjëri nga të miturit nuk është i dënueshëm, pasi nuk...