Ministria e Mbrojtjes thirrje edhe banorëve të 4 fshatrave në Poliçan që të largohen nga banesat

Ministria e Mbrojtjes thirrje edhe banorëve të 4 fshatrave në Poliçan që të largohen nga banesat

Alarm i kuq është nga situata e zjarreve në vend. Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth. Ministria e Mbrojtjes u kërkon banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.