Zjarri në Poliçan del jashtë kontrollit, urdhër evakuimi për disa fshatra

Zjarri në Poliçan del jashtë kontrollit, urdhër evakuimi për disa fshatra

Situata e zjarrit që ka shpërthyer në Bashkinë Poliçan, në Njësinë Administrative Terpan, është përkeqësuar ndjeshëm këtë pasdite, duke dalë plotësisht jashtë kontrollit dhe duke marrë përmasa të jashtëzakonshme. Flakët po përhapen me shpejtësi të madhe, të favorizuara nga era dhe thatësira, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e banorëve dhe pronat e tyre. Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës kanë dhënë urdhër evakuimi të menjëhershëm për fshatrat Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe për banorët e zonave të përfshira brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”. Banorëve u kërkohet të braktisin menjëherë banesat, të marrin vetëm sendet më të domosdoshme si dokumente identifikimi, barna dhe mjete personale, dhe të ndjekin udhëzimet e forcave të policisë, zjarrfikësve dhe ushtrisë në terren.“Nëse gjendeni në zona të rrezikshme, mos humbni...