Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Situata me zjarrin del jashtë kontrollit edhe në Poliçan, urdhërohet evakuimi i banorëve
Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth. Ministria e Mbrojtjes u ka kërkuar banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt. Situata paraqitet e rrezikshme edhe në 7 fshatra të Gramshit. Top Channel