Nis restaurimi i kishës 1.300-vjeçare në Arrëz të Lushnjës

Nis restaurimi i kishës 1.300-vjeçare në Arrëz të Lushnjës

Një nga monumentet më të hershme të Myzeqesë, kisha 1.300-vjeçare e “Shën Todrit” në fshatin Arrëz të Lushnjës, ka hyrë në një fazë të rëndësishme restaurimi. Ndërhyrja u konsiderua urgjente, pasi ndërtesa rrezikonte shembjen për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga kushtet atmosferike dhe tërmetet ndër vite. Punimet, të mbështetura nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, po përqendrohen kryesisht në rikonstruksionin e çatisë dhe riparimin e mureve të degraduara. Kjo kishë, e cila besohet të jetë e dyta më e vjetër në zonë pas manastirit të Ardenicës, mbart jo vetëm vlera të veçanta fetare dhe historike, por edhe një arkitekturë të rrallë. Për këtë arsye, ajo gëzon statusin e “Monumentit të Kulturës” të kategorisë së parë, përcjellë KultPlus. E mbyllur për besimtarët që prej vitit...