Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Turizmi – Gjergj Luca u bie në kokë abuzuesve me çmimet: “Nuk janë gopsha, por grabitës!”
Nga Albert Vataj Gjergj Luca nuk flet me shifra të thata, nuk e shet veten për ndonjë “ekspert” që mat plazhin me metra katrorë rëre dhe statistika turistësh në Excel. Jo. Ai e nis nga Mar Bella, me një udhëtim ballafaqimi që shpon deri në palcë krahasimin midis asaj që ofron turizmi i vendeve fqinje dhe çfarë përtypim ne këtu, në vendin ku bregdeti është dhuratë e Perëndisë, por shërbimi – mall i falsifikuar. Nuk është ministër, nuk është drejtor, nuk është inspektor i mbrojtjes së konsumatorit. Është qytetar i thjeshtë, por me një nerv të trashë që i ndizet kur sheh padrejtësinë. Është atdhetar i pakompensuar, i cili nuk e duron dot që ky vend i bekuar nga natyra, me klimë të artë e...