E fshihte kokainën në marshin e makinës, nervozizmi tradhton shpërndarësin shqiptar

E fshihte kokainën në marshin e makinës, nervozizmi tradhton shpërndarësin shqiptar

Karabinierët e Ternit kanë arrestuar një 24-vjeçar shqiptar të dyshuar si pjesë e një rrjetit të trafikut të drogës në këtë zonë. Një patrullë hasi të riun që ishte me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, pasi kishte një dënim të mëparshëm. Ai u ndalua në ‘Strada di Sabbione’ ndërsa udhëtonte me një makinë me qira. Pasi pa oficerët, ai shfaqi një stil drejtimi të paqëndrueshëm, gjë që ngjalli dyshime te karabinierët. Nervozizmi shtyu oficerët të kryenin një kontroll personal dhe të automjetit: 40 doza kokaine, me një total prej 32 gramë, u gjetën brenda levës së marshit. Për më tepër, mbi 4,000 euro në para të gatshme u gjetën në shtëpi, që besohet të jenë të ardhurat nga trafiku i drogës. Arrestimi u vërtetua...