October 2026

14591 rezultate u gjendën

  1. No Image Available

    U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas transferimit të tij nga paraburgimi i Durrësit në IEVP Fier. Në një deklaratët të shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, Veliaj shpreh se as ai dhe as avokati i tij nuk janë vënë në dijeni për arsyet e transferimit të tij në burgun e Fierit të […]

  2. No Image Available

    Meta takim në burg me dy deputetët e PS-së : Më mohohet liria e shprehjes prej dy vitesh, 600 seanca të bllokuara nga konflikti GJKKO-Avokati

    Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi pas një takimi në IEVP “Jordan Misja” me deputetët e PS-së Antoneta Dhima dhe Saimir Hasalla, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Meta thotë se gjatë takimit u ka paraqitur deputetëve shqetësimet e tij për shkeljet që pretendon se kanë shoqëruar hetimin, paraburgimin dhe […]

  3. No Image Available

    23 ARMË DHE 7.820 FISHEKË, SPAK DËRGON NË GJYKATË TË AKUZUARIN SI DREJTUES TË GRUPIT KRIMINAL

    Një arsenal me armë zjarri dhe mijëra fishekë luftarakë, i zbuluar në një automjet në zemër të Tiranës, është kthyer në objektin e një dosjeje të rëndësishme të Prokurorisë së Posaçme. SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e Eugert Sinos, i akuzuar për mbajtje të paligjshme të […]

  4. No Image Available

    BALLUKU PËRBALLË DREJTËSISË, SPAK MBYLL HETIMET PËR 15 EPISODE TË DYSHUARA PENALE

    Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke shënuar një fazë të rëndësishme të procedimit penal që lidhet me tenderat publikë, korrupsionin e dyshuar dhe pasurinë. Balluku është paraqitur mëngjesin e 28 tetorit në SPAK, e shoqëruar nga avokati Ardian Kalia, ku është njohur me vendimin për përfundimin e hetimeve. Sipas raportimeve […]

  5. No Image Available

    TË SHTËNA ME ARMË PAS MESNATE NË TIRANË, 22-VJEÇARI PËRFUNDON NË SPITAL, AUTORI NË KËRKIM

    Një tjetër ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar në kryeqytet gjatë orëve të para të mëngjesit të 28 tetorit. Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur pas të shtënave në rrugën “Medar Shtylla”, ndërsa personi i dyshuar si autor është shpallur në kërkim nga policia. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, […]

  6. No Image Available

    Kanadaja zgjeron tregtinë me Emiratet e Bashkuara Arabe

    Kanadaja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare që synon uljen e tarifave doganore dhe rritjen e investimeve mes dy vendeve. Marrëveshja parashikon lehtësimin e më shumë se 99 për qind të eksporteve aktuale kanadeze drejt Emirateve dhe pritet të hyjë në fuqi në vitin 2027. Nisma është pjesë e përpjekjeve të […]

  7. David Bowie rikthehet në skenë përmes një koncerti gjithëpërfshirës në Berlin

    David Bowie rikthehet në skenë përmes një koncerti gjithëpërfshirës në Berlin

    Një përvojë koncertale gjithëpërfshirëse kushtuar legjendës së muzikës David Bowie do të shfaqet për herë të parë më 14 shkurt në Uber Arena të Berlinit, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, Berlinale. E titulluar “Stage”, kjo përvojë ndërthur pamje koncertesh të papublikuara më parë të Bowie-t me efekte të avancuara zanore dhe […]

  8. Rama: Super taksë për apartamentet bosh

    Rama: Super taksë për apartamentet bosh

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se me paketën e re fiskale që hyn në fuqi në janarin e vitit 2027, qeveria ka parashikuar një taksim të ri për të gjithë ata që kanë në pronësi më shumë se një apartament, të cilin nuk e lëshojnë në treg me qira. Në daljen e sotme për buxhetin […]

  9. Rama prezanton 10 pikat e  Paketës Fiskale 2027, nga taksa për apartamentet te vilat në bregdet

    Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027, nga taksa për apartamentet te vilat në bregdet

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar masat kryesore të paketës fiskale për vitin 2027, duke paralajmëruar ndryshime në taksimin e konsumit, të ardhurave dhe pasurive të paluajtshme. Ndër nismat kryesore është ulja e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 6%, ndërsa për produktet dhe shërbimet e tjera parashikohet rritja e normës standarde të TVSH-së në […]

  10. ‘Ne tatojmë të mëdhenjtë’, Rama rendit 10 pikat e Pakestës Fiskale: Taksë për vila e mjete luksoze, hiqet për karburantet

    ‘Ne tatojmë të mëdhenjtë’, Rama rendit 10 pikat e Pakestës Fiskale: Taksë për vila e mjete luksoze, hiqet për karburantet

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka prezantuar gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjete sociale 10 pikat e Paketës Fiskale 2027. Rama e ka nisur prezantimin me uljen e TVSH-së për ushqimet bazë, nga 20% në 6%. Sipas kreut të qeverisë kjo lëvizje do shtojë në arkën e familjeve shqiptare rreth 150 mln euro në vit për […]