TË SHTËNA ME ARMË PAS MESNATE NË TIRANË, 22-VJEÇARI PËRFUNDON NË SPITAL, AUTORI NË KËRKIM
Një tjetër ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar në kryeqytet gjatë orëve të para të mëngjesit të 28 tetorit. Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur pas të shtënave në rrugën “Medar Shtylla”, ndërsa personi i dyshuar si autor është shpallur në kërkim nga policia. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, kur shtetasi S. Z. (T.), 28 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj të riut E. Z., 22 vjeç. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Burime të raportuara në media kanë përmendur si pistë të mundshme një konflikt për një borxh të pashlyer, por ky motiv nuk...
Burimi:
ntv.al