No Image Available

Meta takim në burg me dy deputetët e PS-së : Më mohohet liria e shprehjes prej dy vitesh, 600 seanca të bllokuara nga konflikti GJKKO-Avokati

Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi pas një takimi në IEVP “Jordan Misja” me deputetët e PS-së Antoneta Dhima dhe Saimir Hasalla, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Meta thotë se gjatë takimit u ka paraqitur deputetëve shqetësimet e tij për shkeljet që pretendon se kanë shoqëruar hetimin, paraburgimin dhe procesin gjyqësor ndaj tij. Ai është ndalur veçanërisht te pengimi, sipas tij, për të dhënë intervista për mediat, pavarësisht lejeve të lëshuara nga SPAK, si dhe te konflikti mes GJKKO-së së Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, për të cilin thotë se ka çuar në bllokimin e rreth 600 seancave gjyqësore. Postimi i plotë: Sot, në IEVP “Jordan Misja”, u takova me kërkesën e tyre me deputetët Znj....