23 ARMË DHE 7.820 FISHEKË, SPAK DËRGON NË GJYKATË TË AKUZUARIN SI DREJTUES TË GRUPIT KRIMINAL
Një arsenal me armë zjarri dhe mijëra fishekë luftarakë, i zbuluar në një automjet në zemër të Tiranës, është kthyer në objektin e një dosjeje të rëndësishme të Prokurorisë së Posaçme. SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e Eugert Sinos, i akuzuar për mbajtje të paligjshme të armëve dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal. Rasti u bë publik pas zbulimit të armëve në një furgon në rrugën “Myslym Shyri”, gjatë tetorit të vitit 2025. Sipas SPAK, hetimet kanë dokumentuar sigurimin e pesë armëve të gjata, gjashtë armëve automatike, dymbëdhjetë pistoletave, shtatëmbëdhjetë krehërve shtesë, katër tytave armësh dhe 7.820 fishekëve luftarakë. Ekspertimet e kryera kanë treguar se armët dhe municionet ishin teknikisht funksionale dhe të afta...
Burimi:
ntv.al