BALLUKU PËRBALLË DREJTËSISË, SPAK MBYLL HETIMET PËR 15 EPISODE TË DYSHUARA PENALE
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke shënuar një fazë të rëndësishme të procedimit penal që lidhet me tenderat publikë, korrupsionin e dyshuar dhe pasurinë. Balluku është paraqitur mëngjesin e 28 tetorit në SPAK, e shoqëruar nga avokati Ardian Kalia, ku është njohur me vendimin për përfundimin e hetimeve. Sipas raportimeve mbi dosjen, akuzat përfshijnë 15 episode të dyshuara penale dhe pesë kategori veprash penale, mes të cilave shkeljen e barazisë në tendera, korrupsionin pasiv, mosdeklarimin ose fshehjen e pasurisë dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Në qendër të procedimit janë edhe nëntë raste të dyshuara të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera. Hetimet raportohet se janë përfunduar edhe për 25 persona të tjerë të përfshirë në dosje. Përfundimi...
Burimi:
ntv.al