Rama prezanton 10 pikat e  Paketës Fiskale 2027, nga taksa për apartamentet te vilat në bregdet

Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027, nga taksa për apartamentet te vilat në bregdet

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar masat kryesore të paketës fiskale për vitin 2027, duke paralajmëruar ndryshime në taksimin e konsumit, të ardhurave dhe pasurive të paluajtshme. Ndër nismat kryesore është ulja e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 6%, ndërsa për produktet dhe shërbimet e tjera parashikohet rritja e normës standarde të TVSH-së në 21%. RTSH “Ne duam më shumë biznese, më shumë kompani, më shumë investime të vogla dhe të mëdha”, deklaroi Rama, duke theksuar se synimi i qeverisë është të zbusë hendekun ekonomik dhe social mes qytetarëve. Kryeministri bëri të ditur se ulja e TVSH-së për ushqimet bazë synon të lehtësojë shpenzimet e familjeve shqiptare. Sipas tij, kjo masë do t’u sjellë familjeve rreth 150 milionë euro në vit, ndërsa lista përfundimtare...