Tirana mbledh mbi 600 investitorë nga BE dhe Ballkani Perëndimor, Ibrahimaj: Shqipëria synon më shumë investime në industri dhe teknologji

Tirana mbledh mbi 600 investitorë nga BE dhe Ballkani Perëndimor, Ibrahimaj: Shqipëria synon më shumë investime në industri dhe teknologji

Në Tiranë zhvillohet edicioni i dytë i Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, me mbështetjen e Komisionit Europian. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit prezantoi gjatë fjalës së saj në konferencë potencialin ekonomik të Shqipërisë dhe kërkoi projekte të përbashkëta në energji, industri dhe teknologji, duke theksuar se rajoni duhet të bëhet pjesë e zinxhirëve strategjikë të prodhimit europian. Tirana mbledh mbi 600 investitorë, sipërmarrës dhe vendimmarrës nga Bashkimi Europian dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në edicionin e dytë të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor. Aktiviteti, i organizuar me mbështetjen e Komisionit Europian, synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Europian, si dhe të krijojë mundësi konkrete për investime të reja në sektorët strategjikë. Ministrja Ibrahimaj vuri theksin te nevoja për të...