Kanadaja zgjeron tregtinë me Emiratet e Bashkuara Arabe
Kanadaja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare që synon uljen e tarifave doganore dhe rritjen e investimeve mes dy vendeve. Marrëveshja parashikon lehtësimin e më shumë se 99 për qind të eksporteve aktuale kanadeze drejt Emirateve dhe pritet të hyjë në fuqi në vitin 2027. Nisma është pjesë e përpjekjeve të kryeministrit kanadez Mark Carney për të zgjeruar tregtinë. Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Partneritetit Ekonomik, u nënshkrua të martën në praninë e kryeministrit kanadez Mark Carney dhe princit të kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Al Nahyan. Sipas qeverisë kanadeze, marrëveshja do të ulë ose eliminojë tarifat për më shumë se 99 për qind të eksporteve aktuale të Kanadasë drejt Emirateve, duke lehtësuar gjithashtu procedurat tregtare dhe investimet.
Burimi:
ntv.al