Netanyahu konfirmon udhëtimin në Uashington, do të takohet me Presidentin Trump dhe zyrtarë të lartë amerikanë
Benjamin Netanyahu konfirmoi udhëtimin e tij në Uashington javën e ardhshme. Ai do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Duke folur në një mbledhjeje të kabinetit, Netanyahu tha se do të takohet gjithashtu me Zëvendëspresidentin J.D. Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Mbrojtjes Pete […]
Ngjarja që shokoi Anglinë/ Pas dënimit me burgim të përjetshëm të infermieres që vrau shtatë foshnja, arrestohen edhe tre drejtuesit e spitalit
Tre anëtarë të ekipit drejtues në spitalin “Countess of Chester” në veri-perëndim të Anglisë ku punonte Lucy Letby janë arrestuar nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia. Policia e Cheshire tha se të dyshuarit, të cilët kishin mbajtur pozicione të larta drejtuese në Spitalin Countess of Chester mes viteve 2015 dhe 2016, u arrestuan të hënën. […]
Vapa përvëluese mbyll kullën Eiffel në Francë, treni Paris-Milano pezullohet për shkak të…stuhive
Trafiku hekurudhor është ndërprerë “të paktën për disa ditë” mes Parisit dhe Milanos pas stuhive të fuqishme që goditën luginën e Maurienne në Alpet franceze. Këtë e ka njoftuar kompania hekurudhore franceze SNCF për agjencinë France Presse, pas stuhive në zonën e Modane, në Luginën e Maurienne, në Savojë. Operacionet e pastrimit janë në zhvillim. […]
“Plas” keq te Interi pas humbjes me Fluminensen, Calhanoglu i përgjigjet Lautaros dhe Marottës: Kam refuzuar oferta sepse e dua këtë fanellë
Atmosfera te Interi është ndezur pas eliminimit surprizues në raundin e 1/16-ave të Kupës së Botës për Klube ndaj Fluminense, pa u përballur as me ndonjë ekip europian. Tensionet kulmuan pas deklaratës së kapitenit Lautaro Martínez, i cili u shpreh pa doreza: “Kushdo që nuk dëshiron të jetë këtu, duhet të largohet. Kam parë gjëra […]
Sot dita më e nxehtë e vitit në Gjermani, termometri arriti në 38 gradë Celsius
Gjermania po përjeton ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani sot, me temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius në perëndim dhe jugperëndim të vendit. Nesër pritet të jetë edhe më e nxehtë. Sipas Shërbimit Federal Meteorologjik, veçanërisht në rajonin e Rinit, temperatura pritet të arrijë 36-38 gradë Celsius sot. […]
Akuzat për blerje votash, Xhelal Mziu paditet për shpifje nga Agron Malaj
Deputeti i partisë demokratike Xhelal Meziu është paditur për shpifje në Gjykatën e Posaçme nga kryebashkiaku i Burrelit Agron Malaj, që u zgjodh edhe deputet në siglën e Partisë Socialiste. Padia erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, se automjeti qe përdorej nga Malaj ka […]
Një vit pa Ismail Kadarenë, Helena Kadare: Jeta e tij ishte në thelb jeta e Shqipërisë që kërkonte liri, barazi dhe progres
Helena Kadare ndau disa fjalë zemre në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare. Në përkujtimoren e bashkëshortit të ndjerë, Helena tha se jeta e Kadaresë ishte në thelb jeta e Shqipërisë që kërkonte liri, barazi dhe progres për të qenë në një radhë me përparimin botëror. “Ismail Kadare është një […]
SYRI TV/ Rritet çmimi i biletës së autobusit në Elbasan, nga 50 lekë të rinj shkon në 100 lekë
Rritja e çmimit të biletës së autobusit ka vënë në alarmë banorët e fshatit Shelcan në Elbasan. Ata shprehen se rritja me 50 lekë të rinj është e pa përballueshme për xhepat e tyre, sepse ata e bëjnë rrugën Shelcan-Elbasan më shumë se dy herë në ditë. Madje ata që kanë mbetur në fshat janë […]
26 zjarre në 24 orë/ PD: Durrësi digjet, qytetarët braktisen! Shteti i propagandës dorëzohet përpara rrezikut
Partia Demokratike, në një deklaratë për media, ka reaguar lidhur me situatën alarmante të shpërthimit të 26 zjarreve në 24 orë në qytetin e Durrësit, duke theksuar dështimin e strukturave shtetërore për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve. PD ka denoncuar me forcë vonesat e strukturave të […]
Gjermania regjistron ditën më të nxehtë të vitit, temperatura arrijnë deri në 38 gradë
Gjermania po përballet sot me ditën më të nxehtë të vitit deri më tani, me temperatura që arrijnë deri në 38°C në rajonet perëndimore dhe jugperëndimore. Sipas Shërbimit Federal Meteorologjik, nxehtësia ekstreme është përqendruar kryesisht në zonën e Rinit, ku pritet të regjistrohen temperaturat më të larta. Në pjesë të tjera të vendit, termometri pritet […]
Gjyqi – ‘Plumbi i Artë’– Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
Seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, ku një nga të pandehurit kryesorë është Altin Ndoci, u ndërpre sërish të martën, pasi për të dytën herë radhazi avokatët mbrojtës braktisën sallën. Kësaj here, ishte avokatja Elda Zotaj, përfaqësuese ligjore e Altin Ndocit, ajo që u largua nga seanca, pak çaste pasi kërkoi përjashtimin […]
‘Plumbi i artë’- Përplasje mes avokatëve dhe SPAK, GJKKO pranon 6 dëshmitë e Alibejt më 2022
Erion Alibej TIRANË-Seanca për “Plumbin e Artë” ka vijuar këtë të martë në GJKKO mes tensineve dhe debateve. Përplasjet janë mes avokatëve dhe prokurorëve të SPAK. Këta të fundit u përfshinë sërish në debat në lidhje me 6 akte hetimore, që kanë të bëjnë me dëshmi të të penduarit të drejtësisë Erion Alibej para prokurorëve më […]
Vodafone & AST SpaceMobile, krijojnë kompaninë satelitore, për shërbim celular në Europë
Një tjetër hap gjigant është ndërmarrë, për sovranitetin dixhital europian.Vodafone Group dhe AST SpaceMobile Inc. (NASDAQ: ASTS) shpallën zyrtarisht themelimin e kompanisë së përbashkët SatCo, me seli në Luksemburg – kompania e parë satelitore, novatore, që do të ofrojë shërbime celulare me bandë të gjerë, të drejtpërdrejt nga hapësira, përmes telefonave inteligjentë ekzistues.Përmes kësaj nisme, […]
Sot seanca e pajtimit/ Paditi Xhelal Mziun për shpifje, Agron Malaj paraqitet në GJKKO
Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu është paditur për shpifje në Gjykatën e Posaçme nga ish-kryebashkiaku i Burrelit Agron Malaj, që u zgjodh edhe deputet nën siglën e Partisë Socialiste. Padia erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, se automjeti qe përdorej nga Malaj ka […]
Gara për talentet në IA po çon në paga shumë të larta për specialistët më të mirë në teknologji
OpenAI thotë se do të rishikojë paketat e shpërblimit për inxhinierët e profilit të lartë pas tentativave të Meta-s për t’i rekrutuarBeteja e ashpër për të joshur studiuesit dhe inxhinierët më të mirë të inteligjencës artificiale nga rivalët, ka sjellë një rritje të shpejtë të pagave, ndërsa kompani si Meta dhe OpenAI garojnë për të […]
Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
Fermerët po zhvendosen gjithnjë e më shumë nga blegtoria drejt bletarisë për shkak të kostove më të ulëta dhe fitimeve më të larta.Teksa numri i krerëve në blegtori gati është përgjysmuar gjatë dekadës numri i koshereve është rritur me 105 % ndërmjet 2014 dhe 2024 sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.Numri total i koshereve në […]
Kryeministri nga Shkupi: Shqipëria më afër se kurrë me BE-në
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Shkupi, ku po mbahet samiti BE – Ballkani Perëndimor, se Shqipëria është më pranë Bashkimit Europian se kurrë. “Sot jemi këtu për një tjetër ndalesë të rrugës së përbashkët, që lidhet me zbatimin e Planit të ri të Rritjes, një plan i cili po ecën si duhet dhe po […]
Dy gratë socialiste gati për karrigen e deputetes! Zv. ministret i dorëzojnë Ramës dorëheqjen
Dy gratë socialiste të cilat në zgjedhjet e 11 Majit arritën që të marrin mandatin e deputetit kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre aktuale. Sipas vendimeve të qeverisë mësohet se dy zv. ministret e qeverisë shqiptare, Romina Kuko dhe Ilva Gjuzi, kanë dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga funksionet e tyre, kjo si rrjedhojë e një […]
I zhdukur prej 21 ditësh në Malësinë e Madhe, familjarët e të moshuarit: 50 mijë euro shpërblim kushdo që e gjen
78-vjeçari Lekë Ndreshaj është zhdukur prej 21 ditësh në rrethana misterioze në fshatin Bzhetë të Malësisë së Madhe. I moshuari kishte shkuar për të marrë pjesë në një ceremoni mortore aty ku është ndjerë keq. Që nga ai moment nuk ka më asnjë gjurmë të tij. Familja Ndreshaj i ka dërguar një kërkesë zyrtare kryeministrit […]
“Plumbi i artë”, avokatët braktisin sallën e gjyqit
Për të dytën herë radhazi avokatët braktisin sallën e gjyqit në shqyrtimin e dosjes “Plumbi i artë”, duke u bërë shkak për ndërprerjen dhe shtyrjen e seancës. Të martën salla u braktis nga avokatja Elda Zotaj, mbrojtëse e të pandehurit Altin Ndoci. Zotaj u largua nga salla, pak çaste pasi bëri kërkesë për përjashtimin nga […]