‘Albstar’ përfitoi 22 mln euro nga Bankers! SKEMA- Idajet Ismailaj dhe i ati 2 milionë euro rrogë në vit

‘Albstar’ përfitoi 22 mln euro nga Bankers! SKEMA- Idajet Ismailaj dhe i ati 2 milionë euro rrogë në vit

Sadik Ismailaj dhe Idajet Ismailaj TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi në kompaninë "Bankers Petroleum”, ku u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm në kurriz të shtetit shqiptar. Kompania 'Albstar' e Idajet Ismailaj rezulton firma kryesore kontrakuese e Bankers me faturime fiktive, devijim të fitimeve, mashtrim të shtetit, përfitim me skemën e TVSH-së, fryrje artificiale të shpenzimeve dhe pastrimin e parave. DOKUMENTI Aktiviteti kriminal mes Idajet Ismailajt dhe kupolës së Bankers reflektohet edhe në dosjen e Prokurorisë së Fierit. Dokumentet e siguruara nga Prapaskena tregojnë se vetëm gjatë vitit 2011, kompania Albstar e Idajet Ismailajt ka përfituar 22 milionë euro nga Bankers në funksion të skemës së fryrjes së shpenzimeve dhe zhvatjes së pasurisë nëntokësore të Shqipërisë. Kompania dyshohet se ka përfituar dhjetëra milionë...