Lirohen hapësira të tjera në plazhin e Gjirit të Lalzit, procedohen penalisht dy persona

Lirohen hapësira të tjera në plazhin e Gjirit të Lalzit, procedohen penalisht dy persona

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. Në plazhin e Gjirit të Lalzit janë liruar më shumë hapësira publike si dhe janë sekuestruar 78 komplete me çadra dhe shezlongë. Si pasojë janë proceduar penalisht dy persona. Njoftimi: Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Lirohen hapësira të tjera në plazhin e Gjirit të Lalzit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme. Hiqen dhe sekuestrohen 78 komplete me çadra dhe shezlongë. Procedohen penalisht 2 shtetas. Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa...