Kreu i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha – SPAK-ut: Elton Kërluku i dënuar, të s’kualifikohet nga gara për BKH

Kreu i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha – SPAK-ut: Elton Kërluku i dënuar, të s’kualifikohet nga gara për BKH

Elton Kërlulu dhe Gerd Hoxha TIRANË-Gjyqtari Gerd Hoxha i është drejtuar me një letër të hapur institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK-un, Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), si dhe Komisionin e Verifikimit, ku kërkon përjashtimin e kandidatit Elton Kërluku nga gara për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). "Elton Kërluku nuk plotëson kushtet e sigurisë për të qenë as pjesë e strukturës së SPAK, e jo më të garojë për drejtues të BKH-së. Nëse Komisioni më skualifikoi mua për një perceptim publik, si mund të justifikohet heshtja për një individ që është përjashtuar me vendim gjykate për shkelje të rënda etike dhe ligjore?”, shkruan Hoxha.