Në Ditën Botërore të Shahut, Manastirliu: Shahut po i jepet një rol i ri në edukimin e fëmijëve dhe të rinjve

Në Ditën Botërore të Shahut, Manastirliu: Shahut po i jepet një rol i ri në edukimin e fëmijëve dhe të rinjve

Në Ditën Botërore të Shahut, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, solli në vëmendje ndikimin gjithnjë e më të madh që ky sport po fiton në jetën shkollore të fëmijëve dhe të rinjve në vendin tonë. Në një deklaratë ku ndërthuren vizioni arsimor dhe dashuria për sportin, Manastirliu u shpreh se shahu po kthehet në një traditë të bukur brenda mjediseve shkollore, duke u bërë më shumë se një lojë: një instrument edukimi, formimi intelektual dhe zhvillimi personal. “Zgjerimi i ekipeve sportive në shkolla në disiplina të ndryshme, përfshirë edhe shahun, po krijon më shumë mundësi për nxënësit që të angazhohen, të rriten dhe të zhvillojnë aftësi të vlefshme për jetën,” tha ministrja, duke theksuar se angazhimi në sportet e mendjes është po aq...