Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rektori i Univeristetit Bujqësor: Programe të reja sipas modelit austriak, diploma të vlefshme edhe në Europë
Pas 10 ditësh maturantët do të bëjnë zgjedhjen e tyre për studimet e larta. Ndërsa universitetet si rrallëherë kanë nisur ofertat akademike ndaj të rinjve. Përmes reformave të rëndësishme dhe procesit të ndërkombëtarizimit synojnë vlefshmërinë e diplomave edhe ne tregun europian të punës. Një prej tyre është Universiteti Bujqësor i Tiranës. Duke filluar nga ky vit akademik në këtë institucion të arsimit të lartë do të aplikohet modeli austriak i Universitetit të Bokusë, edhe ai me profil bujqësor. Rektori i Univeristetit Bujqësor Fatbardh Sallaku tregon për A2 programet që do të aplikohen nga ky vit akademik në institucionin që ai drejton. Do të ketë degë të reja në përshtatje me tregun vendas dhe atë të huaj. Afro 3 milionë euro është kostoja financiare e reformës...