Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
44-vjeçari futet në lokal me sëpatë dhe tenton të godasë dy persona (EMRI)
Foto Ilustruese DURRËS- Një 44-vjeçar është vënë në pranga pasi ka tentuar të godasë dy persona me sëpatë. I identifikuari si Ermal Dhampiraj ka shkuar në një lokal në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar dhe ka kanosur dy persona që ishin ulur në një tavolinë. 44-vjeçari është vënë në pranga. Nuk dihet shkaku i sherrit mes të treve. Njoftimi i policisë: Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet disa shtetasve, që mund të sillte pasoja të rënda për jetën. Kanosi në lokal, me sopatë, dy shtetas për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (sopatë). Menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 17, Durrës, një shtetas po kanoste dy shtetas të...