15 vite pas vrasjes së Dianës, Policia e Kosovës shpall në kërkim Adnon Jasharin
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Adnon Jasharin, të akuzuarin për vrasjen e 27-vjeçares Diana Kastrati, e cila u vra me armë zjarri në Prishtinë më 18 maj 2011. Kërkimi është bërë në bazë të një urdhërese gjyqësore, ndërsa më 10 nëntor 2026 është parashikuar të zhvillohet seanca e radhës e procesit gjyqësor që po mbahet në mungesë. Autoritetet kanë publikuar fotografinë e Jasharit dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij. Ai kërkohet për veprën penale të vrasjes së rëndë. Vrasja e Dianës ndodhi pasi ajo kishte vendosur t’i jepte fund bashkëjetesës me të dyshuarin, me të cilin kishte edhe një vajzë. Vetëm disa javë përpara krimit, 27-vjeçarja i ishte drejtuar Gjykatës Komunale...
Burimi:
ntv.al