“Bankers”/ Kush i mori paratë që duhej të ishin në arkën e shtetit?

“Bankers”/ Kush i mori paratë që duhej të ishin në arkën e shtetit?

Bankers Petroleum TIRANË- Skandali i “Bankers Petroleum” nuk është thjesht një aferë tatimore. Ai është manuali më i plotë i zhvatjes shtetërore të pasurisë kombëtare, i firmosur nga qeveri, i mbuluar nga burokraci, dhe i përfituar nga një grusht biznesmenësh të privilegjuar. Tani që Prokuroria e Fierit ka ngritur zyrtarisht aktakuzat për mashtrim me TVSH-në, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash – është koha të hetohet jo vetëm “Bankers”, por edhe ata që përfituan përmes saj. Sepse Bankers nuk vodhi vetëm – vodhi me të tjerë! Kush janë përfituesit kryesorë? Nëpërmjet kontratave nënkontraktuese, miliona euro janë devijuar nga Bankers drejt kompanive shqiptare që sot zotërojnë vila, stadiume, televizione, pika karburanti dhe biznese në çdo cep të vendit. Bolv Oil në pronësi të Behar Çukajt...