14 vite mungesë, rikthehet ‘Festivali i Filmit’/ Butka: Filma prodhohen por mungon promovimi
Pas 14 vitesh mungesë, Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar është rikthyer në Tiranë me edicionin e tij të 14-të, duke sjellë para publikut 118 filma shqiptarë të prodhuar gjatë kësaj periudhe. Festivali zhvillohet nga 3 deri më 12 shtator 2026. Me drejtim artistik nga Ilir Butka dhe mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, aktiviteti synon të rikrijojë lidhjen mes filmit shqiptar dhe publikut, përmes shfaqjeve, premierave, dokumentarëve, masterclass-eve, paneleve dhe takimeve me krijuesit. Filmat po shfaqen në disa hapësira të kryeqytetit, mes tyre Universiteti i Arteve, Kinema Agimi, Kinema Piramida dhe Film Zone në sheshin “Nënë Tereza”. Në një intervistë për News24, Butka ka ngritur një nga problemet më të mëdha të kinematografisë shqiptare: filmat vazhdojnë të prodhohen, por shumë prej tyre përballen me...
Burimi:
ntv.al