Dosja e prokurorisë: 6 gardianë rrahin për vdekje një të dënuar në Burgun e Reçit

Dosja e prokurorisë: 6 gardianë rrahin për vdekje një të dënuar në Burgun e Reçit

Prokuroria e Shkodrës ka marrë të pandehur 6 gardianë të Burgut të Reçit, të cilët kanë rrahur për vdekje një të dënuar. Rasti u denoncua në një emision investigativ në datën 3 korrik 2024, pas ankesës të babait të të burgosurit Edmond Piraniqi. Në atë kohë, burgjet mohuan ngjarjen në fjalë. Ndërkohë pas denoncimit të Fiksit, nisi një hetim penal dhe pas 1 viti hetimesh, Prokuroria e Shkodrës, ka konfirmuar se “gardianët e kanë rrahur të burgosurin”. Në atë kohë, media denoncoi veprimet e gardianëve dhe drejtuesve të Burgut të Reçit, në Shkodër, të cilët rrahën dhe dhunuan Edmond Piraniqin. Sipas babait të të dënuarit, në datën 29 qershor 2024 djali i tij është gjetur pa shenja jete dhe është dërguar më pas në Spitalin...