Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kievi akuzon Moskën: Rusia ndërmori sulmin më të madh ajror në tre vite lufte
Ukraina akuzon Rusinë për ndërmarrjen e sulmit më masiv ajror që nga fillimi i luftës tre vite më parë. Sipas autoriteteve ukrainase, gjatë natës Rusia lëshoi 477 dronë dhe 60 raketa, në një valë sulmesh që përfshiu pothuajse gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe zona në perëndim, larg vijës së frontit. Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës bëri të ditur se 249 prej dronëve u rrëzuan, ndërsa pjesa tjetër – rreth 226 – u “humbën” si pasojë e ndërhyrjeve elektronike. Zëdhënësi i Forcave Ajrore, Jurii Ihnat, tha për Associated Press se kjo është “sulmi ajror më masiv” ndaj Ukrainës deri më sot, duke përfshirë një numër të madh dronësh dhe lloje të ndryshme raketash. Sipas autoriteteve vendase, të paktën shtatë persona janë plagosur nga sulmet,...