Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Çfarë pa kryeshërbëtorja”/ Komedia me regji të Kiço Londos vihet në skenën e Teatrit Kombëtar
Një punonjës hoteli i përfshirë në intrigat skizofrenike të një psikiatri, me një sekretare të zhveshur e të fshehur pas perdes, një profesor me fantazi surreale që prish rrjedhën e ngjarjeve, teksa një polic ndërhyn papritur. Komeida e Joe Orton “Çfarë pa kryeshërbëtorja”, produksion i Teatrit Skampa vjen në skenën e Teatrit Kombëtar, në interpretimin e aktorëve Helidon Fino, Egla Ceno, Linda Jarani, Ëngjëll Hoxha, Mario Elezi dhe Livion Aliaj. “Është një komedi vërtet therëse, prek mjaft problematika të karakterit të individit brenda familjes, duke i shpërfaqur për të reflektuar se çfarë duhet të rregullojmë apo të ndryshojmë, çfarë të bëjmë më mirë”, thotë aktori Helidon Fino. “Shfaqja është gati frojdiane, të fut në skutat më të errëta të dëshirave njerëzore. Publiku ishte fantastik, ishte...