Irani lëshon dhjetëra raketa ndaj Izraelit, goditet spitali kryesor Beer Sheba

Irani lëshon dhjetëra raketa ndaj Izraelit, goditet spitali kryesor Beer Sheba

Beer Sheba, spitali kryesor në jug të Izraelit, në Qendrën Mjekësore Soroka, është goditur nga një raketë iraniane gjatë një vale të re sulmesh balistike. Një zëdhënës i spitalit konfirmoi se sulmi ka shkaktuar dëme të mëdha në disa prej ndërtesave të kompleksit dhe ka lënë dhjetëra persona të plagosur. Në një deklaratë zyrtare, drejtuesit e spitalit u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos paraqiten në ambientet e Sorokës, për shkak të rrezikut nga sulmet e vazhdueshme dhe dëmtimet e shumta në infrastrukturë. “Spitali ka pësuar dëme të konsiderueshme në disa sektorë të tij. Aktualisht po veprojmë vetëm me kapacitet emergjent,” – thuhet në deklaratën e institucionit. Qendra Mjekësore Soroka, që ndodhet në qytetin Be’er Sheva, ofron shërbime shëndetësore për rreth 1 milion banorë të...