Zvicra i bën thirrje qeverisë shqiptare: Mbroni protestuesit dhe lirinë e medias
Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike dhe private gjatë protestave të fundit. Përmes një deklarate të publikuar në Facebook, përfaqësia diplomatike u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. Në reagimin e saj, ambasada thekson rëndësinë e së drejtës për tubim paqësor, duke e cilësuar atë si një element thelbësor të një shoqërie demokratike. Zvicra u kërkon gjithashtu autoriteteve shqiptare të garantojnë dhe mbrojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore, si dhe lirinë e medias për të raportuar mbi zhvillimet. Një tjetër thirrje u drejtohet forcave të sigurisë, të cilave ambasada u kërkon të veprojnë në përputhje...
Burimi:
gijotina.com