ZV/ministrja e Brendshme nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës!

ZV/ministrja e Brendshme nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës!

Zëvendësministrja e Brendshme, Silva Caka, ka folur nga Korça për reagimin e Policisë së Shtetit gjatë protestave të fundit, si dhe për qëndrimin e kryeministrit ndaj personave të përfshirë në to. E pranishme në një takim që kishte në fokus antitrafikimin e fëmijëve, Caka u pyet nga gazetarët nëse ndërhyrja e policisë kishte qenë proporcionale dhe nëse publikimi i të dhënave të protestuesve nga kryeministri ishte etik. Duke komentuar publikimin e të dhënave të personave që morën pjesë në protestë, Caka tha se është e rëndësishme që të rinjtë dhe fëmijët të ndërgjegjësohen për personat me të cilët mund të përfshihen në protesta. Sipas saj, kur në tubime marrin pjesë të mitur, ata duhet të kuptojnë se jo të gjithë personat që i rrethojnë janë...