“Zoti t’jua ketë pranuar agjërimin”, nata e Fitër Bajramit, Luçiano Boçi uron besimtarët myslimanë…

“Zoti t’jua ketë pranuar agjërimin”, nata e Fitër Bajramit, Luçiano Boçi uron besimtarët myslimanë…

Natën e Fitër Bajramit, drejtuesi politik i Qarkut Shkodër për PD- në, Luçiano Boçi, ka përcjellë urimin e tij për të gjithë besimtarët myslimanë. “Në këtë natë Bajrami, uroj nga zemra besimtarët myslimanë që Zoti t’jua ketë pranuar agjërimin në këtë Muaj të Madhnueshëm dhe t’jua shpërblejë në bekim e mirësi për familjet tuaja të shtrenjta! Madhështia e besimit në Zot dhe lutjet për familjet, Shkodrën dhe Shqipërinë, le të jenë forca që na udhëzon drejt së mirës. Gëzuar miq!”, shkruan në urimin e tij nënkryetari i PDSH- së, Luçiano Boçi.

Abonohu per 1 Vit Abonohu tani per te pasur akses te plot ne leximin e lajmeve. ABONOHU
Burimi: Shkodraweb.com