Zjarri preku varrezat në Rras, reagon Pjerin Ndreu: Situata është nën kontroll, mos krijoni panik

Zjarri preku varrezat në Rras, reagon Pjerin Ndreu: Situata është nën kontroll, mos krijoni panik

PJERIN NDREU LEZHË- Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu ka reaguar pas zjarrit që përfshiu zonën e Ungrejtit dhe preku varrezat e fshatit Rras, duke siguruar se situata është vënë nën kontroll dhe se nuk janë regjistruar dëme serioze. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu bëri të ditur se flakët janë përballuar prej disa ditësh në një terren të vështirë, falë angazhimit të strukturave në terren. Sipas tij, zjarri është shuar pa shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në banesa apo në varreza. Kreu i bashkisë kritikoi edhe mënyrën se si është raportuar ngjarja në rrjetet sociale, duke thënë se disa persona po e shfrytëzojnë situatën për të përhapur panik, në vend që të kontribuojnë në përballimin e saj. “Para se të venë kujën, të japin...