Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarri po djeg një sipërfaqe me pisha dhe bimësi të dendur në zonën midis Mallakastrës dhe Patosit
Në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve që kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe bimësi të dendur ne zonën midis Bashkisë Mallakastër dhe Bashkisë së Patosit.Në terren janë angazhuar trupat e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e emergjencave civile të qarkut Fier dhe shërbimet zjarrfikëse nga disa bashki dhe institucione. Në operacion po marrin pjesë: • 2 automjete zjarrfikëse të FA-së • 3 zjarrfikëse nga bashkia Patos • 1 zjarrfikëse nga bashkia Mallakastër • 1 zjarrfikëse nga bashkia Lushnjë • 1 zjarrfikëse nga bashkia Fier • 2 mjete të kompanisë Albpetrol sha • 1 mjet zjarrfikës nga RoskoveciPuna për neutralizimin e plotë të flakëve vijon.