Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarri përfshin një makinë në Dëshiran/ Hetimet në Elbasan nisin, dyshohet për…
Një automjet i cili drejtohej nga një 57-vjeçar është përfshirë nga zjarri në fshatin Dëshiran. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndi elektrike. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Punohet për dokumentimin e shkakut të zjarrit. Njoftim i Policisë: Në fshatin Dëshiran, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin që drejtonte shtetasi A. A., 57 vjeç. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Punohet për dokumentimin e shkakut të zjarrit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.