Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Zjarri në Palokastër, policia ndalon një grua
👁9309
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. L., 63 vjeçe, banuese në fshatin Palokastër, pasi dje, dyshohet se ka ndezur zjarr afër banesës së saj, me qëllim pastrimin e tokës, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa pemë frutore dhe një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.