Zjarri në malin e Skërficës, rrezikohet të përhapet edhe në Gjirokastër. Kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarri në malin e Skërficës, rrezikohet të përhapet edhe në Gjirokastër. Kërkohet ndërhyrje nga ajri

Foto ilustruese DELVINË- Një vatër zjarri është aktivizuar sërish në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë. Zjarri ka rrezik që të përhapet edhe në Bashkinë e Gjirokastrës. Ndaj edhe shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër ka njoftuar menjëherë kolegët e MZSH Delvinë, të cilët kanë nisur një grup zjarrfikësish për të ndërhyrë në terren. Për shkak të erës, zjarri mund të marrë përmasa më të mëdha, duke kërcënuar drejtpërdrejt pyllin e mbrojtur të Pikësit. Për shkak të largësisë dhe terrenit të thepisur malor, atoritetet vendore e konsiderojnë të domosdoshme një ndërhyrje emergjente nga ajri. Ndërkohë...