Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarri në Kurbin aktiv prej një jave, procedohet për zjarrvënie një 72-vjeçar
Një 72-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Lezhës. Sipas uniformave blu ai ka ndezur një zjarr në dalje të tunelit të Shkopetit më 19 korrik. Vatra vijon të jetë aktive dhe është përhapur në zonat përreth duke rrezikuar banesat dhe pyjet në Mat e Mirditë. Sipas hetimeve të policisë dyshohet se ai e ka ndezur zjarrin për shkak të konflikteve të mëparshme me familjarë dhe banorë të zonës. Njoftimi i policisë: Si rezultat i punës hetimore të kryer nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, u bë identifikimi, kapja dhe procedimi penal i...