Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona të bashkisë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë familjeve të prekura, ndërsa thekson se prioritet mbetet rikthimi i energjisë elektrike, furnizimit me ujë dhe normalitetit në zonat e dëmtuara. “Po punojmë për normalizimin e situatës pas zjarrit! Sot, me stafin e bashkisë të ngritur për menxhimin e situatës, po vijojmë me inspektikimin në terren, në zonat më të dëmtuara nga zjarri. U ndalëm pranë familjeve më të prekura dhe biseduam nga afër me banorët për situatën dhe nevojat e tyre. Në terren, grupet e Bashkisë po bëjnë konstatimin e dëmeve, së bashku me grupin e...