Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri

Sot, në fshatin Darëzezë e Re, të Fierit, është riaktivizuar vatra e zjarrit e fikur një ditë më parë. Në vendngjarje ndodhen 7 automjete zjarrfikëse me 40 zjarrfikës, një buldozer dhe një fadromë, por për shkak të terrenit ranor dhe përmasave të mëdha që ka marrë zjarri, situata në ekonominë pyjore të Darëzezës nuk është vënë ende nën kontroll. Rreth orës 14:00, vatra e zjarrit është përhapur më tej dhe është bërë e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse. Në koordinim me Qendrës së Bashkuar Operacionale (QBO), është nisur në mbështetje helikopteri tip Cougar i Forcës Ajrore për ndërhyrje nga ajri....
Burimi: Opinion.al