Zjarri gjatë protestës në Gjykatën e lartë, pezullohen të gjitha gjyqet
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me përjashtim të çështjeve me natyrë urgjente, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri gjatë protestave më 17 tetor 2026. Përmes një njoftimi zyrtar, Gjykata e Lartë bën me dije se zjarri ka shkaktuar dëmtime materiale dhe në infrastrukturën e godinës, përfshirë edhe dosje gjyqësore. Për këtë arsye, institucioni ka vlerësuar të nevojshme marrjen e masave për evidentimin e dëmeve dhe verifikimin e gjendjes së dokumentacionit gjyqësor. Sipas njoftimit, seancat do të mbeten të shtyra deri në përfundimin e procesit të verifikimit të dëmeve dhe rikthimin e kushteve të nevojshme për vijimin normal të veprimtarisë gjyqësore. Njoftimi: Si pasojë e zjarrit të shkaktuar gjatë protestave, në datën 17 tetor...
Burimi:
syri.net