Zjarri del jashtë kontrollit, digjen varrezat e Rrasit të Butë në Lezhë
PAMJE NGA ZJARRI LEZHË-Situatë kritike raportohet nga fshati Rras i Lezhës, ku zjarret kanë djegur varrezat. Në pamjet e ndara shihet teksa flakët kanë rrethuar varrezat e fshatit. Era po favorizon zjarrin i cili po afrohet drejt zonave të banuara në fshatrat Rras dhe Zimaj. Ndërhyrja tashmë është përqendruar në zonën pranë kishës, ku zjarrfikësit po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e avancimit të mëtejshëm të flakëve.
Burimi:
zeri.ai