Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarret vijojnë të djegin pyje dhe ullishta në Drenovë, ndërhyhet nga ajri
Zona e Drenovës në Mallakastër po përballet prej më shumë se 24 orësh me një situatë kritike për shkak të zjarreve që kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me kullota, pyje dhe ullishte. Tre vatra të fuqishme zjarri janë aktive që nga dita e diel dhe janë riaktivizuar disa herë si pasojë e terrenit të vështirë dhe erës së fortë, që po favorizon përhapjen e flakëve. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera nga forcat zjarrfikëse për të mbajtur situatën nën kontroll, ndërhyrja nga toka ka rezultuar e pamjaftueshme. Pasditen e së hënës është realizuar një ndërhyrje nga ajri, e konsideruar si mundësia...