Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra, janë shuar të gjitha
Rritja e menjëhershme e temperaturave ka shtuar përhapjen e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, të cilat sipas Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë neutralizuar të gjitha, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren. Këto vatra zjarri janë evidentuar konkretisht në Vlorë, Fier, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Rrogozhinë, Durrësi, Kuçovë, Lezhë, Kurbin dhe Has. Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë qyetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve sidomos gjatë këtyre ditëve që temperaturat kanë arritur vlerën deri në 40 gradë Celcius. Njoftimi...