Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të Kosovës janë përhapur zjarre. “Situata e përcjellë nga Qendra Operative e Agjenciësë, rezulton me gjithsej 29 vatra të zjarreve në 8 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e Agjencisë. 17 prej këtyre zjarreve tashmë janë lokalizuar, ndërsa 12 mbeten ende aktive. Agjencia u bëri thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në ambiente të jashtme dhe të lajmërojnë zjarrvëniet në numrat emergjent 112, 193 dhe 192. Më herët, kjo agjenci kishte thënë se shumica e zjarreve masive në...